Telegrafi

Ekipet e mëdha italiane mund të ndihmojnë Real Madridin në ‘operacionin e largimeve’

Real Madridi pritet të largojë shumë lojtarë të padëshiruar nga skuadra dhe destinacioni më i mundshëm pritet të jetë kampionati italian, Serie A.

Italia është duke u përgatitur për hyrjen e ligjit të ri nga 29 qershor, një regjim i ri fiskal me të cilin klubet e Serie A do të fërkojnë duart dhe kjo mund të ndikojë plotësisht edhe te Real Madridi.

Ligji i ri do të lejojë të paguajnë shuma shumë më të vogla për takimet e pagave për nënshkrimet që vijnë nga jashtë: ky është interesi i madh që hedh lojtarët e Realit në tregun italian.

Lexo po ashtu Bllokohen blerjet te Real Madridi - nuk do të ketë afrime, duhet të shiten disa nga yjet

Napoli është pranë nënshkrimit me James Rodriguez dhe gjithashtu kanë kërkuar edhe lojtarët tjerë si Theo Hernandez, Llorente dhe Marcos Ceballos.

Kovacic, James dhe Theo pritet të ‘zbarkojnë’ në Serie A (Foto: AS.com)

Juventusi gjithashtu është vendosur për transferimin e Theos, Milan është i interesuar në Ceballos dhe klubi tjetër i qytetit, Interi, në Nachon dhe Matteo Kovacicin.

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi sezonin e kaluar thuhet se gjithashtu do të ndikojë në përzgjedhjen e kampionatit italian nga lojtarët e padëshiruar të Real Madridit. /Telegrafi/