Telegrafi

Efekti domino dhe zyrtarizimet në ‘kohën shtesë’: Saul te Chelsea, Greizmann te Atletico Madridi, De Jong te Barcelona

Në momentet e fundit të afatit kalimtar kanë ndodhur tri transferimeve të rëndësishme, ku secila ka qenë e lidhur me njëra-tjetrën.

Edhe pse klubet ishin marrë vesh për transferimet, gjithçka është kompletuar në momentet e fundit, ndërsa klubeve iu deshën edhe disa minuta pas orës 00:00 për të kompletuar dokumentet.

Atletico Madridi ka arritur marrëveshje për Saul me Chelsean, ku spanjolli do të shkojë si huazim.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Opsioni për blerjen e Saul është 40 milionë euro.

Më tu mbyllur kjo marrëveshje, Antoine Griezmann kompletoi kalimin te Atletico nga Barcelona, si huazim me të drejtë blerje për 40 milionë euro.

Griezmann është kthyer në Atletico Madridi, ku kishte shkëlqyer para se të kalonte te Barcelona.

 

Barcelona si zëvendësim për francezin ka nënshkruar me sulmuesin holandez Luuk de Jong nga Sevilla.

Detaje e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura. /Telegrafi/