Ish-ylli i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në futbollin evropian, më pak se një vit pas largimit nga Djajtë e Kuq, ndërsa ka lavdëruar përsëri Superligën e Arabisë Saudite.
Ronaldo u largua nga United pasi u përplas me klubin dhe menaxherin Erik ten Hag në tetor, duke u larguar para Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ndërsa më pas nënshkroi një marrëveshje me Al Nassr në Arabinë Saudite.
Disa sugjeruan se qëndrimi i sulmuesit 38-vjeçar në Arabinë Saudite mund të jetë vetëm i përkohshëm, por duket se ai nuk do të kthehet në futbollin evropian.
Gazetari Fabrizio Romano mbuloi fjalët e intervistës së Ronaldos, i cili përveçse mohoi rikthimin në Evropë, ai lavdëroi kampionatin saudit, duke thënë se së shpejti do t’i kalojnë dy kampionate të njohura evropiane.
🚨⛔️ Cristiano Ronaldo: "I won't return to European football, the door is completely closed".
"I'm 38 years old, also European football has lost lot of quality… only valid one is Premier League, they're way ahead of all the other leagues". pic.twitter.com/czxco9PzlM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2023
“Nuk do të kthehem në futbollin evropian, dera është plotësisht e mbyllur. Unë jam 38 vjeç, gjithashtu futbolli evropian ka humbur shumë cilësi… vetëm një i vlefshëm është Liga Premier, ata janë shumë më përpara se të gjitha ligat e tjera”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Liga saudite është më e mirë se MLS. Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në asnjë klub evropian. Hapa rrugën për në ligën saudite… dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu”.
“Vendimi im për t’iu bashkuar klubeve saudite ishte 100% vendimtar për të sjellë lojtarë të rinj të mirë. Ky është fakt”.
Cristiano Ronaldo: “My decision to join Saudi clubs was 100% crucial to bring in new top players. It’s a fact”. 🇸🇦
“When I joined Juventus, Serie A was dead and then after I signed… it was revived. Wherever Cristiano goes he generates higher interest”. pic.twitter.com/LOMeUmx0FU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2023
“Kur u bashkova me Juventusin, Seria A ishte e vdekur dhe më pas pasi nënshkrova… u ringjall. Kudo që shkon Cristiano gjeneron interes më të madh”.
“Më kritikuan për ardhjen në Ligën Saudite, por çfarë ndodhi tani?”. Unë hapa rrugën… dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu”.
“Pas një viti, shumë e më shumë lojtarë kryesorë do të vijnë në Arabi Saudite. Në një vit liga saudite do të kalojë ligën turke dhe ligën holandeze. Lojtarët e ardhur nuk janë si ajo që tha presidenti i Bashkimit Evropian. Jota dhe Ruben Neves janë lojtarë të rinj”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo: “In one year, more & more top players will come to Saudi” 🇸🇦
“In a year Saudi league will overtake the Turkish league and Dutch league”.
“Players who arrived aren’t like what the president of the European Union said”.
“Jota & Ruben Neves are young players”. pic.twitter.com/LeAdyUwliW
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2023