Dita e martë do të jetë vendimtare për Chelsean që të negociojë me Napolin për trajnerin Maurizio Sarri, duke përfshirë lojtarë të tillë si David Luiz dhe Elseid Hysaj, raportojnë mediat në Itali.
Eksperti i transferimeve Alfred Pedulla ka thënë se Laurent Blanc është konsideruar Plani B sepse Chelsea do të rifillojë negociatat për Sarrin.
Italiani është ende në kontratë dhe klauzola e lirimit prej tetë milionë eurosh ka skaduar më 31 maj, por Napoli ende dëshiron të paguhet diçka për të liruar trajnerin e tyre, edhe pse ata tashmë e zëvendësuan atë me Carlo Ancelottin.
Sipas gazetarit Pedulla, dita e martë do të jetë pika kthyese vendimtare në një mënyrë apo një tjetër për Sarrin në Stamford Bridge.
Chelsea do të kontaktojë Napolin dhe do të përpiqet të negociojë një strategji ku mund të përfshihet dy lojtarë.
Kjo strategji mund të përfshijë edhe negociatat për lojtarë si braziliani David Luiz të shkoj në Serie A dhe shqiptari Eldeis Hysaj në kahen tjetër.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij, por kjo mund të negociohet si pjesë e marrëveshjes.
Sarrit thuhet se do t’i ofrohet një kontratë trevjeçare, ose dy vjet me opsion për një të tretë. /Telegrafi/