Site icon Telegrafi

Dybala në verë donte Real Madridin ose Barcelonën, por Milani ishte ndër klubet që u interesuan më shumë

Paulo Dybala raportohet se po priste një transferim te Barcelona apo Real Madrid gjatë verës.

Sulmuesi argjentinas u njoftua nga Juventusi, që mund të largohet në afatin kalimtar të verës dhe më shum ishte i lidhur me një transferim te Manchester United .

Sipas Corriere dello Sport , Dybala dëshironte të luante në futbollin spanjoll dhe po priste që Barcelona , skuadra e tij e preferuar, apo Real Madrid ta thërrisnin.

Josep Maria Bartomeu dhe Florentino Perez nuk vendosën të bënin një veprim për të dhe ai qëndroi në te Juventusi.

Dybala është rikthyer në formë nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe shënoi një gol të shkëlqyer kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të martën.

Megjithatë “Corriere dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë tjetër, ku thuhet se Dybala ishte kërkuar nga Milani.

26-vjeçari ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Marco Giampaolo, dhe drejtuesit dëshironin t’ia plotësonin këtë kërkesë, por as kjo nuk ndodhi./Telegrafi/   

Exit mobile version