Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici këmbëngul se ata nuk po e ndjekin yllin e Interit, Mauro Icardi dhe janë të lumtur që Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain janë pjesë e tyre.
Bianconerët filluan sezonin e ri në Serie A me një fitore 1-0 në udhëtim te Parma, por formacioni titullar pati shumë befasi me asnjërin nga transferimet e reja që nuk ishte titullar, ashtu sikurse edhe Dybala, ndërsa e 11-shes ishte argjentinasi Higuain.
Rreth kësaj situate dhe një interesimi të mundshëm për Icardin ka folur drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Paratici.
“Mbetja e Dybalas në stol nuk ka asnjë lidhje me largimin. Ai është një numër i shkëlqyeshëm i 10 për Juven dhe ne jemi të lumtur që ai është me ne”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv i Juves për Sky Sport Italia.
“Ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në dispozicion dhe të cilin e kanë zili të gjithë në nivel ndërkombëtar. Të gjithë mund ta interpretojnë atë përgjigje ashtu si dëshirojnë, por ne jemi shumë të lumtur me sulmuesit në skuadrën tonë”.
“Nëse i bashkoni të gjitha golat e tyre vitet e fundit, është një numër i jashtëzakonshëm. Kjo i thotë të gjitha”.
“Në këtë moment, siç e kam thënë tashmë, ne jemi shumë të lumtur me grupin e sulmuesve. Është e vështirë të përmirësosh skuadrën tonë, besojmë se e bëmë atë gjatë verës, duke forcuar ato pozicione që menduam se duhej diçka”.
“Nuk na mungon cilësia, por duhej të plotësonim disa zbrazëtira për sa i përket numrave, për shembull një mbrojtës dhe një mesfushor”.
“Ne kemi shumë sulmues të shkëlqyeshëm, përfshirë Gonzalo Higuain, i cili është rikthyer tani”, përfundoi Paratici. /Telegrafi/