Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja te ‘grupi i vdekjes’

Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve interesante të martës, ku tetë klube konfirmuan vendet e tyre në fazën e 1/8-tës, tani radha është për klubet nga katër grupet tjera.

Megjithatë, vëmendja kryesore është në Grupin F i njohur ndryshe si ‘grupi i vdekjes’, ku tri skuadra janë në garë për një vend në fazën tjetër ose një vend që i lë në Ligën e Evropës.

Neëcastle e pret Milanin dhe të dyja ekipet synojnë fitore duke shpresuar në një humbje ose barazim të Paris Saint-Germain në udhëtim te Borussia Dormund, i cili e ka siguruar tashmë kalimin në fazën tjetër.

Interesant do të jetë edhe në Grupin H, ku Porto e pret Shakhtarin dhe të dyja ekipet kanë pikë të barabarta dhe synojnë t’i bashkohen Barcelonës në fazën tjetër, pasi katalunasit luajnë për prestigj ndaj Antëerpit.

Grupi G është pa shumë histori pasi Manchester City i vendit të parë luan pa presion ndaj të eliminuarve të Crvena Zvezdas, ashtu sikurse RB Leipzig i kualifikuar që e pret Young Boysin që ka siguruar pozitën e tretë.

Njësoj është edhe në Grupin E, ku Atletico Madridi e pret Lazion në ndeshjen që nuk rrezikojnë asnjëra pasi kanë siguruar kalimin, por do të tentojnë pozitën e parë, ndërsa Feyenoordi i vendit të tretë luan në udhëtim te Celticu. /Telegrafi/

Exit mobile version