Telegrafi

Diaz pritet të kthehet te Reali, pasi Milani thuhet se nuk e ka opsionin e blerjes

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Burime të ndryshme në Spanjë dhe Itali pohojnë se Milani nuk e ka opsionin e blerjes së Brahim Diaz në verën që vjen.

Në vitin 2021, Rossonerët ia zgjatën huazimin 23-vjeçarit për dy sezone të tjera, që do të thotë se ai është i lidhur me klubin italian deri në fund të qershorit.

Besohej se Milani e ka opsionin e blerjes së spanjollit për 22 milionë euro, megjithatë kjo duket të mos jetë e vërtetë.

(Foto: Twitter/MilanEye)

Relevo dhe Sportitalia njoftojnë se dy klubet nuk kishin arritur marrëveshje për një çmim që do ta bënte transferimin afatgjatë, ashtu që gjasat janë të mëdha që Diaz të kthehet në Santiago Bernabeu në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Klauzola e çuditshme në kontratën e Brahim Diaz, ku përfshihen klube si Man United, City, Real Madridi dhe Malaga

Klubi italian duhet të negociojë me Los Blancos në rast se dëshiron ta mbajë më gjatë futbollistin e tyre, gjë që pritet të refuzohet nga madrilenët, të cilët duan t’i ofrojnë vazhdim kontrate lojtarit të tyre. /Telegrafi/