Telegrafi

Di Maria e lë Juventusin të pres për vendimin e Barcelonës

Barcelona po kërkon të përforcohet gjerësisht, por ende nuk është e qartë se me kë. Ousmane Dembele ende nuk e ka përjashtuar dhe as e ka konfirmuar rinovimin e tij.

Pas francezit, zgjedhja e dytë e katalanasve është Raphinha. Angel Di Maria është i treti. Argjentinasi, ashtu si braziliani, ka oferta të tjera, por po zvarritet në pritje të lajmeve nga klubi katalanas.

Juventusi po shtyn fort për ish-yllin e Real Madridit, kontrata e të cilit me kampionin francez Paris Saint-Germain skadon javën e ardhshme.

Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Por, Di Maria nuk dëshiron të nxitojë për asgjë. Ai mirëpret dhe vlerëson interesimin e skuadrës italiane, por pret për të marrë një vendim. Ai është në pritje të lajmeve nga Camp Nou.

“Juve është klubi më i madh në Itali dhe një nga skuadrat e interesuara për mua. Për momentin, jam duke menduar, por jam i përqendruar te pushimet dhe te familja ime”, deklaroi Di Maria për ESPN.

Çuditërisht, Di Maria po i kalon këto ditë në Ibiza, ashtu si edhe Raphinha.

Lexo po ashtu Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili ka qenë në PSG për shtatë sezonet e fundit, bëri 31 paraqitje në 2021/22.

Di Maria e di se ai nuk është zgjedhja e parë për skuadrën e Xavi Hernandez, por është i gatshëm të presë edhe disa ditë përpara se të nënshkruajë me një klub tjetër. /Telegrafi/