Site icon Telegrafi

Di Maria, Bonucci, Rabiot, Pogba, Chiesa – të rejat lidhur me të lënduarit e Juventusit

(Foto: Screenshot/Twitter/JuventusFC)

Angel Di Maria dhe Leonardo Bonucci janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të kthehen në fushë në ndeshjen kundër Fiorentinas ditën e shtunë.

Bianconerët po përgatiten për ndeshjen e të mërkurës në Serie A ndaj Spezias në Allianz Stadium, por akoma kanë shumë lojtarë duke u mjekuar.

Bonucci ka probleme muskulore dhe sipas Sky Sport Italia, do të mungojë në mesjavë, mirëpo mund të luajë në fundjavë.

Adrien Rabiot ka pasur gulçe në sfidën e të shtunës ndaj Romës dhe pritet të qëndrojë në bankën rezervë të mërkurën.

Lexo po ashtu Mediat franceze tregojnë se për çfarë arsye po e kërcënon Mathias, vëllain e tij - Paul Pogban

Massimiliano Allegri dëshiron ta ketë të gatshëm Di Marian për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit, mirëpo ai mund të jetë në dispozicion që në fundjavë në Firence.

Rikthimi i Paul Pogba dhe Federico Chiesa do të zgjatë më shumë, porse francezi do të rikthehet në stërvitje në ditët në vijim. Për shkak të problemeve me meniskun, mesfushori nuk ka luajtur që nga fillimi i këtij muaji dhe mungesa e tij është parashikuar pesë javë. /Telegrafi/

Exit mobile version