Futbolli ka dhënë shumë treshe sulmuese të famshme që kanë krijuar histori nëpër skuadrat ku kanë luajtur.
Me transferimin e Kylian Mbappe te PSG, kjo skuadër pritet ta ketë një treshe sulmuese vrasës me Edinson Cavanin dhe Neymarin.
Te Barcelona vazhdon që emri i Coutinhos të jetë më i nxehti. Me brazilianin në krah të Lionel Messit dhe Luis Suarezit, sulmi i Barcelonës do të ishte më i frikshmi.
Në anën tjetër erdhe Bayern Munich, Manchester United, Juventus, Arsenal e Chelsea, pritet të kenë treshe të reja sulmuese, por që sjellin mjaftë gola.
Në këtë listë padyshim që është edhe BBC që ende qëndrojnë bashkë edhe pse sezonin e fundi nuk shënuan shumë gola, por fituan shumë trofe.
Llogaritjet janë bërë me golat e shënuara sezonin e shkuar, duke ia shtuar edhe golat e lojtarëve që kanë ardhur. /Telegrafi/
Coutinho, Suarez dhe Neymar (105 gola)
Neymar, Cavani dhe Mbappe (95 gola)
Alexis, Lacazette dhe Ozil (79 gola)
Cristiano Ronaldo, Benzema dhe Bale (70 gola)
James, Lewandowski dhe Robben (70 gola)
Dybala, Higuaín dhe Bernardeschi (65 gola)
Carrasco, Griezmann dhe Gameiro (56 gola)
Sterling, Aguero dhe Bernardo Silva (54 gola)
Rashford, Lukaku dhe Mkhitaryan (48 gola)
Hazard, Morata dhe Batshuayi (48 gola)