Shumë lojtarë të rinj, nën moshën 21-vjeçare kanë befasuar botën e futbollit me paraqitjet e tyre të mira këtë sezon me skuadrat respektive.
Afati kalimtar i verës është pothuajse i hapur dhe klubet e mëdha në Evropë janë gati për të forcuar apo për të shtuar cilësitë në skuadër.
Ata me vizion afatgjatë do të kërkojnë të hartojnë një plas që sheh transferimin e ndonjërit prej të rinjve më të talentuar që dalin në kontinent.
Mediumit britanik Daily Mail ka publikuar 10 lojtarë të moshës nën 21 vjeç të cilët mund të bëjnë transferime të mëdha gjatë verës.
Në këtë listë sigurt që bëjnë pjesë kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, por edhe lojtar tjerë si sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic dhe Joao Felix i Benficas.
Telegrafi më poshtë ua sjell këtë 10 talent:
Matthijs de Ligt (19 vjeç) – Ajax, qendërmbrojtës
Houssem Aouar (20 vjeç) – Lyon, mesfushor
Joao Felix (19 vjeç) – Benfica, mesfushor- sulmues
Alexis Claude-Maurice (20 vjeç) – Lorient, mesfushor- sulmues
Luka Jovic (21 vjeç) – Eintracht Frankfurt, sulmues
Nikola Milenkovic (21 vjeç) – Fiorentina, qendërmbrojtës
Ismaila Sarr (21 vjeç) – Rennes, sulmues anësor
Xavier Mbuyamba (17 vjeç) – MVV Maastricht, mbrojtës
Gedson Fernandes (20 vjeç) – Benfica, mesfushor
Samuel Chukwueze (19 vjeç) – Villarreal, sulmues anësor
/Telegrafi/