Telegrafi

Dhjetë lojtarët me pagën më të lartë këtë sezon në Serie A – Ronaldo dukshëm më i paguari

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është dukshëm lojtari më i paguar në Serie A këtë sezon, ndërsa pas tij vjen bashkëlojtari i tij, Matthijs de Ligt.

Mediumi Gazzetta dello Sport analizoi statistikat e ndryshme të pagave për çdo klub të Serie A dhe zbuloi se tendenca e përgjithshme ishte ulja e kostove në sezonin 2020-21.

Pagat e Serie A janë zvogëluar për 72 milionë euro për dallim nga sezoni i kaluar, ndërsa Juventusi mbetet klubi që paguan më sezon brenda sezonit, i pasuar nga Interi, Roma, Napoli dhe Milani.

Lexo po ashtu Pagat e të gjitha klubeve në Serie A – Prinë Juventusi, Interi i dyti dhe Atalanta e 11-ta

Por, kush është lojtari më i paguar në Serie A për sezonin 2020/21?

GDS ka zbuluar pagat e secilit lojtarë nga secili klub dhe aty shihet se Ronaldo është më i paguari me 31 milionë euro në sezon.

Pas tij vjen De Ligt i dyti me tetë milion euro në sezon, ndërsa Romelu Lukaku, Christian Eriksen dhe Edin Dzeko paguhen nga 7.5 milion euro në sezon.

I gjashti renditet Paulo Dybala me pagë 7.3 milionë në sezon, ndërsa Zlatan Ibrahimovic, Alexis Sanchez, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey paguhen nga shtatë milionë euro në sezon, duke kompletuar dhjetëshen e më të paguarve.

Pas tyre më poshtë në listë vijnë emra tjerë të njohur si Leonardo Bonucci, Wojciech Szczesny, Arturo Vidal, Alex Sandro, Kalidou Koulibaly dhe Gianlugi Donnarumma. /Telegrafi/