Telegrafi

Dhjetë lojtarët e nominuar për ‘FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018’ – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë

Lionel Messi, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Luka Modric  dhe Mohamed Salah shihen si kandidatët kryesor për ‘FIFA lojtari më i mirë i viti 2018’.

FIFA ka zbuluar listën prej 10 lojtarëve që janë kandidat për këtë çmim.

Fituesit e Kampionatit Botëror me Francën Antoine Griezmann dhe Raphael Varane, po ashtu janë në këtë listë, ku nuk mungon super talenti Mbappe.

Edhe fituesi i ‘Këpucës së Artë’ në Kampionatin Botëror, sulmuesi anglez i Tottenham, Harry Kane është në listë.

Lexo po ashtu Nominimet për trajnerin e vitit, spikasin ‘timonierët’ e kombëtareve që shkëlqyen në Kampionatin Botëror

Salah, që ka shkëlqyer me Liverpoolin e ka merituar një vend në këtë listë, pasi shënoi 32 gola në 36 ndeshje.

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, po ashtu ka bërë vend në top-10, pasi doli i dyti me Kroacinë e tij në Kampionatin Botëror dhe fitoi Ligën e Kampionëve.

Në listë janë edhe dyshja belge Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne. /Telegrafi/

Lista e më të mirëve