Lionel Messi, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah shihen si kandidatët kryesor për ‘FIFA lojtari më i mirë i viti 2018’.
FIFA ka zbuluar listën prej 10 lojtarëve që janë kandidat për këtë çmim.
Fituesit e Kampionatit Botëror me Francën Antoine Griezmann dhe Raphael Varane, po ashtu janë në këtë listë, ku nuk mungon super talenti Mbappe.
Edhe fituesi i ‘Këpucës së Artë’ në Kampionatin Botëror, sulmuesi anglez i Tottenham, Harry Kane është në listë.
Salah, që ka shkëlqyer me Liverpoolin e ka merituar një vend në këtë listë, pasi shënoi 32 gola në 36 ndeshje.
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, po ashtu ka bërë vend në top-10, pasi doli i dyti me Kroacinë e tij në Kampionatin Botëror dhe fitoi Ligën e Kampionëve.
Në listë janë edhe dyshja belge Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne. /Telegrafi/
Lista e më të mirëve