Telegrafi

Dhjetë kandidatët e parë për ‘Topin e Artë’: Benzema, Donnarumma, Haaland e Kante disa nga emrat që spikasin

Revista franceze “France Football”, është duke i publikuar listat me lojtarët që do të konkurrojnë për ‘Topin e Artë’, duke bërë publikimin nga pesë, derisa të plotësojë listën, ku do të jenë 30 plotësisht.

“France Football” do ta zgjedh fituesin e ‘Topit të Artë’ për vitin 2021, ku çmimi do të jepet me 29 nëntor.

Pesë kandidatët e parë nga 30, nuk ishin ndonjë befasi deri më tani. Dy lojtarë të Chelseat dhe nga një nga Manchester City, Borussia Dortmund dhe Juventus.

Lexo po ashtu Kandidatët ‘Kopa Trophy’, apo lojtari më i mirë i ri – 10 yjet e së ardhmes

Rijad Mahrez, Ngolo Kanté, Erling Haaland, Leonardo Bonucci dhe Mason Mount janë pesë kandidatët e parë që u zbuluan.

Pas tyre ishte radha e peshës së dytë. Në këtë listë nga pesë të nominuarit është lojtari i Real Madridit, Karim Benzema. Sulmuesi ka pasur një vit fantastik dhe është një nga kandidatët e fortë.

Lexo po ashtu ‘Yachine Trophy’, apo portieri më i mirë – kjo është lista me 10 kandidatët

Aty janë edhe Harry Kane, Gianluigi Donnarumma, Raheem Sterling dhe Nicolò Barella, që luajtën në finalen e EURO 2020, Itali – Angli.

Duke parë emrat e parë, duket të jetë një garë e bukur për ‘Topin e Artë’. /Telegrafi/