Telegrafi

Dhjetë emrat e famshëm të futbollit që mendojnë se Lionel Messi nuk duhet të fitojë ‘Topin e Artë’ në vitin 2021

Lionel Messi nga disa media është shpallur si fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2021.

34-vjeçari, i cili mbylli transferimin drejt Paris Saint-Germain (PSG) këtë verë, fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën në korrik.

Pas këtij suksesi, ka shumë njerëz që besojnë se Lionel Messi është i gatshëm të fitojë çmimin e tij të shtatë të ‘Topit të Artë’ në vitin 2021.

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski besohet të jetë konkurrenti më i afërt i Lionel Messit.

Pas tij vijnë emra si Jorginho, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Mohamed Salah.

Edhe pse shumë besojnë që Messi e meriton, janë disa futbollistë dhe ish-futbollistë që mendojnë se ylli i PSG-së nuk duhet ta fitojë çmimin.

#10 Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba beson që N’Golo Kante duhet ta fitojë përpara Lionel Messit.

#9 Ivan Rakitic

Mesfushori i Sevillas, çuditërisht ka zgjedhur të mos mbështesë ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Messi, për Topin e Artë të vitit 2021. Kroati beson se ylli i Real Madridit, Karim Benzema e meriton çmimin.

#8 Patrice Evra

Ish-kapiteni i Manchester United, Patrice Evra, ka qenë gjithashtu i zëshëm, duke thënë se Lionel Messi nuk duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’ në vitin 2021. Francezi mendoi se çmimi duhet t’i jepet njërit mes N’Golo Kante ose Jorginho.

#7 John Terry

Legjenda e Chelseat, John Terry beson që N’Golo Kante duhet ta fitojë çmimin këtë vit.

#6 Jamie Carragher

Ikona e Liverpoolit, Jamie Carragher si favorit ka Robert Lewandowskin për çmimin e çmuar individual.

#5 Paolo Maldini

Legjenda e futbollit italian beson që Lionel Messi nuk duhet ta fitojë. Sipas tij Robert Lewandowski ose Karim Benzema duhet ta marr çmimin.

#4 Oliver Kahn

Portieri i madh gjerman, Oliver Kahn, beson që Robert Lewandowski duhet të jetë fitues.

#3 Michael Owen

Një ish fitues i ‘Topit të Artë’, beson që fitues këtë vit duhet të jetë polaku Robert Lewandowski.

#2 Lothar Matthaus

Fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 1990, Lothar Matthaus, përkrahë Robert Lewandowskin për çmimin këtë vit.

#1 Ronaldo

Dy herë fituesi i ‘Topit të Artë’ braziliani Ronaldo, beson që këtë vit Karim Benzema duhet të nderohet me këtë çmim.

/ Telegrafi/