Site icon Telegrafi

Dhjetë ekipet më me vlerë në Evropë – befasi në renditje dhe emra të mëdhenj që mungojnë

Një listë me ekipet më të vlefshme në botën e futbollit është publikuar, ku nuk mungojnë edhe befasitë sa i përket disa klubeve.

“Transfermarkt” është ueb faqja që ia ka kalkuluar vlerën çdo lojtari të secilit klub.

Në vend të parë është Manchester City që vlen hiq më pak se 1.28 miliard euro.

Man City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtari më i vlefshëm i tyre është Raheem Sterling që ka vlerë 126 milionë euro, i pasuar nga Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero.

Gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona janë në pozitat dy dhe tre.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Të ky klubet e pasuruan organikën duke sjell emra si Eden Hazard dhe Antoine Griezmann në skuadrat respektive.

Liverpool dhe Paris Saint-Germain janë në pozitat katër dhe pesë. Liverpooli ka disa lojtarë të vlefshëm, ndërsa te PSG rekordin që e mbante Neymar tani e mban Kylian Mbappe.

Tottenham Hotspur, Bayern Munich, Atletico Madrid, Juventus dhe Chelsea e mbyllin top 10-shën.

Manchester United nuk është në ketë mes, edhe pse klubi ka investuar mbi 1 miliard euro që nga viti 2013.

Shuma të mëdha ishin shpenzuar për emra si Angel Di Maria dhe Romelu Lukaku, që nuk janë më në Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version