Telegrafi

Dhjetë çiftet e famshme që e nisën lidhjen përmes tradhtisë

(Foto: Getty Images/Guliver)

Aferat e dashurisë në Hollywood thuajse janë bërë gjë e zakonshme, aq sa shumë çiftet të popullarizuara e kanë nisur lidhjen e re duke e tradhtuar partnerin e mëparshëm.

Më poshtë, Telegrafi jua sjell disa prej këtyre lidhjeve të nisura me afera, disa prej të cilave do t’ju habisin:

Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Angelina Jolie Pitt dhe Brad Pitt (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images for Audi/Guliver)

Çifti i njohur me nofkën Brangelina u njohën në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” (2005), ndërkohë që Pitt ishte i martuar me Jennifer Aniston. Sidoqoftë, edhe kjo lidhje përfundoi pas 11 vitesh.

Eddie Cibrian dhe LeAnn Rimes

LeAnn Rimes dhe Eddie Cibrian (Foto: Fabiano Silva/Getty Images for Maxim/Guliver)

LeAnn Rimes dhe Eddie Cibrian u njohën në xhirimet filmit televiziv, “Northern Lights”, në vitin 2008. Asokohe këngëtarja ishte në lidhje valltarin dhe kuzhinierin Dean Sheremet, ndërsa aktori ishte i fejuar me yllin e “The Real Housewives of Beverly Hills”, Brandi Glanville.

Blake Shelton dhe Gwen Stefani

Blake Shelton dhe Gwen Stefani (Foto: Amy Sussman/Getty Images for Warner Music/Guliver)

Blake Shelton ishte i martuar me Miranda Lambert kur kishte nisur flirti mes tij dhe yllit të “No Doubt”, Gwen Stefani. U njohën gjatë spektaklit ‘The Voice’, ndërsa këngëtarja asokohe ishte e martuar me Gavin Rossdale.

Tori Spelling dhe Dean McDermott

Tori Spelling dhe Dean McDermott (Foto: Rodin Eckenroth/Getty Images/Guliver)

Aktorët Tori Spelling dhe Dean McDermott i njohën në xhirimet e filmit “Mind Over Murder”, ndërsa ishin të martuar me Charlie Shanian, respektivisht Mary Jane Eustace.

Antonio Banderas dhe Melanie Griffith

Melanie Griffith dhe Antonio Banderas (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Children’s Hospital Los Angeles/Guliver)

Ata e nisën afër në xhirimet e filmit “Two Much”. Asokohe, Banderas ishte  martuar me Anna Lenz, ndërsa Griffith me Don Johnson.

Woody Allen dhe Soon-Yi Previn

Woody Allen dhe Soon-Yi Previn (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Filmbërësi i famshëm ishte në lidhje me Mia Farrow kur u takua me Soony-Yi. Kjo e fundit, ishte vajza e adoptuar e Mias. Kjo lidhje kishte nxitur kundërthënie të shumta, mirëpo çifti ka mbetur bashkë edhe pas 22 vitesh.

Julia Roberts dhe Daniel Moder

Julia Roberts dhe Daniel Moder (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Kameramani Daniel Moder ishte i martuar me artisten e makijazhit, Vera Steimberg, kur e njohu Julia Robertsin në xhirimet e filmit “The Mexican”. Gjashtë muaj pas filmit, Daniel u shkurorëzua, ndërsa nga ajo kohë, ai dhe Roberts shfaqeshin vazhdimisht bashkë. Tash kanë kaluar 17 vjet në martesë.

Johnny Depp dhe Amber Heard

Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Alison Buck/Getty Images/Guliver)

Çifti i aktorëve është i njohur për lidhjen e shumëpërfolur. Ata u njohën në xhirimet e filmit The Rum Diary”, ndërsa faqet rozë filluan të spekulonin për aferë mes tyre. Depp asokohe ishte në lidhje afatgjate me Vanessa Paradis, me të cilin u nda dhe filloi lidhjen publike me Amber. Mirëpo, në vitin 2016 ata u ndanë pas problemeve të shumta, ndërsa kanë vazhduar me akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez (Foto: Christopher Polk/Getty Images for LARAS/Guliver)

Dy këngëtarët u njohën gjatë kohës kur që të dy ishin në lidhje serioze, ndërsa romancën e nisën në vitin 2004. J.Lo e anuloi martesën me Ben Affleck pak kohë para se dilte para altarit, ndërsa disa muaj më vonë u martua me Anthony, ndërsa ky i fundit vetëm katër ditë më herët ishte ndarë nga Dayanara Torres. Martesa e Jennifer me Marc zgjati shtatë vite, ndërsa edhe pas shkurorëzimit mbetën miq të mirë.

Kim Kardashian dhe Kanye West

(Foto: Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Edhe pse është thënë se martesa e Kim Kardashian me yllin e NBA, Kris Humphries, ka zgjatur vetëm 72 ditë, ai ka thënë publikisht se bukuroshja e kishte tradhtuar me burrin e tanishëm, Kanye West. Porsa u nda nga basketbollisti, Kim filloi të dilte publikisht me reperin, me të cilin tash i kanë katër fëmijë.

/Telegrafi/