Manchester City humbi nga Tottenham Hotspur me rezultat 0-1 në javën hapëse të Ligës Premier për sezonin 2021/21. Kjo vetëm sa i shtoi zërat se kampioni aktual anglez do të shpenzojë ende në këtë afat kalimtar, duke blerë sulmuesin Harry Kane.
Në konferencën për media pas ndeshjes trajneri i Cityt, Pep Guardiola, u pyet për kritikat ndaj klubit të tij për shpenzimet e mëdha në vitet e fundit, dhe kundërpërgjigjja e trajnerit spanjoll nuk mungoi.
Ai tha se një gjë të tilla më parë e kishin bërë në Angli edhe Manchester Unitedi dhe Arsenali, ndërsa në Itali klubet si Milan dhe Interit.
Guardiola nuk e shikon këtë si problem pasi pronarët e Man Cityt janë serioz dhe dëshirojnë të jenë pjesë e botës së futbollit, gjithashtu në fund tha se në rast se dikush ka pakënaqësi ta dëshojnë këtë te organet kompetente. /Telegrafi/