Telegrafi

Derbi mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit – tetë takimet që luhen sot në Ligën e Kampionëve

Është faza e dytë e rrethit të katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve zhvillohen sot (e mërkurë), me tetë ndeshje në plan program.

Ndeshja më interesante e kësaj dite është ajo në mes të Liverpoolit dhe Atletico Madridit që fillon në ora 21:00 në Anfield.

Por, ditën e sotme e hapin përballjet si ajo në mes të Milanit e Portos dhe ajo e Real Madridit ndaj Shkahtar Donetskut, që fillojnë në ora 18:45.

Në orarin e orës 21:00 janë edhen takimet mes Dortmundit dhe Ajaxit, e Interi që i shkon si mysafir Sheriff Tiraspolit.

Manchester City po ashtu në këtë orar është nikoqir i Club Brugges, gjersa Paris Ssint-Germain i shkon Rasenball Sport Leipzigut.

Një tjetër takim nga ora 21:00 është edhe ai mes Sporting Lisbonës e Besiktasit. /Telegrafi/

Foto: uefa.com