Telegrafi

Del në përdorim tuneli që vret për disa sekonda coronavirusin, Liga Premier mendon t’i vendos në stadiume dhe t’i rikthejë tifozët

Elita e futbollit anglez do të rikthehet zyrtarisht me 17 qershor pas një pauze prej tre muajsh për shkak të pandemisë Covid-19.

Natyrisht thuajse në gjithë Evropën edhe ndeshjet e kampionatit anglez do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Por drejtuesit e Ligës Premier kanë filluar bisedimet me kompaninë Trimite që ka zbuluar një pajisje që e vret coronavirusin.

Pajisja ShieldMe duket si një skaner i aeroportit, me presion të lartë që lëshon dezinfektues natyral që e mposhtë Covid-19.

Manchester City – Liverpool. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Liga Premier po beson që mund t’i rikthejë brenda disa javëve tifozët e futbollit në shkallët e stadiumeve, pasi në këtë mënyrë edhe klubet do t’i shmangen kolapsit financiar.

Tunelet e kësaj kompanie janë aprovuar nga rregullatorët amerikanë të FDA ndërsa kanë shenjën e certifikimit të BE-së, që do të thotë se janë të gatshëm për përdorim.

“Ju ecni nëpër tunel dhe në fund e dini që 100 për qind jeni të pastër. Dezinfektuesi është natyral dhe e vret coronavirusin”.

“Do të thotë se secili person që futet në stadium nëpërmjet tunelit e di që nuk ka coronavirus te ai apo te personat e tjerë”.

“Nëse vije ndonjë tifozë që ka coronavirus, por që mbanë maskë mjafton të kaloj nëpër tunel dhe nuk do t’i infektojë të tjerët”, ka deklaruar drejtori i kësaj kompanie David Roberts për Daily Mail.

Pronarët e kësaj kompanie janë në bisedime me Ligën Premier për të vendosur tunele të shumta në të gjitha hyrjet e stadiumeve në Angli.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë më shpejtë se që e kemi menduar mund të rikthehen tifozët në shkallët e stadiumit në Ligën Premier. /Telegrafi/