Site icon Telegrafi

Dea-Luizit: Nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja – ti ke rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë

(Foto: Instagram/kiaratito/deamichellee/TopChannel)

Në reagimin e saj të gjatë ndaj Luiz Ejllit, Dea Mishel i ka komentuar edhe fjalët e këngëtarit, i cili kishte thënë se gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së ‘BBVA2’, biondja “e kishte zakon edhe çka vinin djem, u hipte e u zbrite”.

Finalistja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një reagim në rrjetet sociale ndaj ironizimit dhe sharjes përmes këngës që i kishte bërë fituesi i spektaklit gjatë një koncerti në Shkodër.

Lexo po ashtu Pasi iu kundërpërgjigj Deamishelit, Luizi dhe publiku shajnë bashkarisht me nënë në koncert

Mes tjerash, në bashkëbisedimin e tij me publikun, Luizi kishte thënë: “Ajo e kishte zakon edhe çka vinin djem, u hipte e u zbrite për të kaluar, edhe unë i kam thënë kur të jesh brenda loz me gjëra që janë brenda, por jashtë nuk harroj”.

Ndërsa në kundërpërgjigjen e saj, Dea ka thënë se ajo ka pasur vetëm një të dashur, derisa ai ka rënë në dashuri me një vajzë “me disa partnerë publikë” (duke iu referuar Kiara Titos, për të cilën ka pasur thashetheme për lidhje me personazhe të njohura).

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Dea Mishel pasi Luizi ironizoi dhe e shau në koncert

“Sa për hipje-zbritje njerëzish unë një të dashur kam pasur gjithë jetën dhe kjo s’ka aq rëndësi po është shumë mënyrë e shëmtuar për t’iu drejtuar një vajze kjo që ti zgjedh”.

“Për më tepër ti je një mashkull që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja. E për çdo vajzë qe qesh e duartroket kur një vajzë tjetër ulet, turp!”, ka shkruar Dea Mishel.

Gjatë të dielës, ajo e ka shpërndarë edhe një video në Instagram me përshkrimin: “Se si mu kujtua kjo kënga sot”, ndërsa vargu në fillim të këngës është: “Pse je kaq i fiksuar me mua”. /Telegrafi/

Exit mobile version