Në futbollin modern klubet e mëdha po shpenzojnë shuma të çmendura për të transferuar një mbrojtës cilësorë.
Aktualisht rekordin si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë e mbanë holandezi Virgil Van Dijk që iu bashkua këtë muaj Liverpoolit nga Southampton për 84 milionë euro.
Por ky rekord pritet të thyhet në të ardhmen nga një bashkëkombës i Van Dijkut.
Fjala është për talentin e Ajaxit, Matthijs De Ligt i cili shihet si mbrojtësi më i talentuar në Evropë aktualisht.
De Ligt ka shkëlqyer që dy vite me Ajaxin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Barcelona e ka në ‘pole position’ për ta transferuar në verë, ndërsa në garë mbetet edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.
Për transferimin e holandezit të talentuar interesim kanë shfaqur edhe skuadrat italiane si Roma, Juventus dhe Milan.
Ndërkohë ai mbetet si objektiv edhe i Manchester Unitedit dhe Arsenalit që gjithashtu e duan atë.
Ajaxi momentalisht po kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre, por pas disa viteve kjo shumë mund të tre fishohet nëse lojtari vazhdon me këtë ritëm.
18-vjeçari që luan në rolin e mbrojtësit qendror këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat me Ajaxin ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.
Për lojtarin kishte kërkesa edhe gjatë këtij afati kalimtar, por Ajaxi vendosi ta mbajë së paku deri në verë. /Telegrafi/