Site icon Telegrafi

De Jong te Chelsea, Jorginho te Juventusi?

Chelsea i është afruar Barcelonës për yllin e tyre të mesfushës Frenkie De Jong, kështu që Jorginho mund të nënshkruajë me Juventusin në verë.

Barcelona po kalon një situatë dramatike financiare dhe mund të ketë nevojë të shesë një nga lojtarët e saj kryesorë në fund të sezonit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi po mendon të nënshkruajë me mesfushorin e tyre holandez, De Jong, megjithëse Chelsea duket se po udhëheq garën, pasi tashmë ka bërë të ditur disponueshmërinë e mesfushorit.

Lexo po ashtu Chelsea rivalizon Bayern Munichut, bën ofertë për transferimin e Frenkie De Jong

De Jong nuk është objektivi i vetëm i Juventusit në mesfushë. Jorginho i Chelseat është monitoruar për një kohë të gjatë në Torino dhe nëse De Jong transferohet në Stamford Bridge, Zonja e Vjetër do të ketë më shumë shanse për të nënshkruar me italianin, i cili e sheh kontratën e tij të përfundojë në qershor të vitit 2023.

Gjigantët e Serie A kanë përdorur tashmë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre të transferimit të verës për të nënshkruar me Dusan Vlahovic për 75 milionë euro. Prandaj, ata do të jenë në gjendje të kryejnë lëvizje me para të mëdha gjatë verës vetëm nëse shesin disa nga lojtarët e tyre.

 

Matthijs de Ligt konsiderohet si ai që mund të largohet, me Chelsea gjithashtu të interesuar për holandezin.

Nëse de Ligt largohet nga Torino, Juventusi do të konsideronte mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe Alessio Romagnolin e Milanit. Ky i fundit tashmë ka të drejtë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate pasi kontrata e tij përfundon në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version