Telegrafi

Cristiano Ronaldo zbulon atë që admiron më shumë te Lionel Messi

Cristiano Ronaldo ka pranuar se është një admirues i madh i karrierës së Lionel Messi dhe se si superylli i Barcelonës ka vazhduar të lartësojë shfaqjet e tij në fushë.

Ylli i Juventusit dhe ai i Barcelonës kanë mbajtur një rivalitet të nxehtë në fushë dhe vlerësohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Por, 35-vjeçari Ronaldo gjithmonë e ka hedhur poshtë idenë që ai dhe rivali i tiji madh ndajnë çdo armiqësi në fushë.

Lexo po ashtu Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh më të mirin

Sulmuesi portugez ka thënë se Messi ndjehet në të njëjtën mënyrë për rivalitetin e tyre dhe ai e humbi atë pasi u largua nga Real Madridi në vitin 2018.

“Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani”, ka thënë fillimisht Ronaldo për RMC Sport, përcjell Telegrafi.

“Ai tashmë ka thënë se ai kishte probleme kur u largova nga ligat spanjolle sepse është një rivalitet që ai e vlerëson”.

“Është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por ky nuk bën përjashtim”.

Lexo po ashtu Wenger parashikon kush do të arrijë majën e futbollit botëror pas epokës së Messit dhe Ronaldos

“Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1”.

“E vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ata janë të shëndetshëm”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/