Ylli brazilian, Philippe Coutinho thuhet se dëshiron një rikthim të kampionatin anglez, Ligën Premier.
Sipas mediumit Mundo Deportivo, Coutinho nuk do të kthehet te Interi dhe as të transferohet te Paris Saint-Germain.
Ylli brazilian preferon një rikthim në kampionatin anglez, Ligën Premier, para transferimit në Serie A apo Ligue 1.
Coutinho u largua nga Anfield për Barcelonën në vitin 2018, megjithëse lëvizja e tij e ëndrrave u shndërrua në makth, pasi ai nuk arriti të përsëriste të njëjtën formë në Camp Nou.
Ai ka qenë në huazim te Bayern Munichu këtë sezon, me Bavarezët që kanë mundësinë të blejnë brazilianin për 120 milionë euro – klauzolë për të cilën ata janë të bindur që nuk do ta paguajnë.
Me Barcelonën e prirur për ta larguar nga lista e pagave, një transferim në Ligën Premier gjatë verës ka shumë të ngjarë të ndodh. /Telegrafi/