Antonio Conte ka mbrojtur rekordin e tij në Ligën Premier, duke thënë se ai e fitoi titullin qysh në vitin e tij të parë, ndërsa Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kishin nevojë për kohë.
Trajneri italian e mori drejtimin e The Blues në vitin 2016, pas një periudhe të suksesshme te Juventusi dhe Italia.
50-vjeçari ka thënë se ai është krenar me atë që bëri në ligën angleze, derisa homologët e tij nuk arritën ta bënin atë gjë.
“Te Chelsea, e fitova Ligën Premier në vitin tim të parë dhe FA Cup-në në të dytin”, ka thënë ai.
“Klopp ende nuk ka fituar asgjë në Angli pas katër vitesh dhe Guardiola nuk fitoi asgjë në vitin e tij të parë”, ka shtuar më tej Conte.
Interi tani po tenton me italianin që ta fitojë titullin e Serie A-s që nuk e ka marrë në duar që nga viti 2010, derisa është në vendin e dytë me 48 pikë pas 21 javësh, e që Juventusi është lider me gjashtë pikë më shumë se ta. /Telegrafi/