Telegrafi

City me ofertë të “parefuzueshme” për Messin, Barca në presion

Manchester City është gati të thyejë rekordin botëror për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona – bën të ditur Daily Mirror.

Shefat nga Etihad kanë përgatitur një paketë në vlerë prej 200 milionë funtesh (233 milionë euro) për ta bindur sulmuesin që në sezonin e ardhshëm të luajë për ‘Citizens’.

Klubi anglez është gati të shpenzojë mbi 100 milionë funte (mbi 116 milionë euro) për blerjen e kartonit të 29-vjeçarit, një shifër të mjaftueshme për të thyer kështu rekordin që e vuri Manchester Unitedi kur e bleu Paul Pogban.

Kurse pjesa tjetër do të shpenzohet për pagën e lojtarit. Dhe ajo që bie në sy në ofertën e Cityt është rroga prej 500.000 funtesh (583.370 euro) në javë për argjentinasin.

Messi ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh për prishjen e kontratës, mirëpo kontrata e tij është valide deri në vitin 2018.

Lexo po ashtu Shoku i ngushtë i Messit tregon se kur do të largohet ai saktësisht nga Barcelona

Prandaj, nëse Barcelona nuk e shet në verën e ardhshme (dhe ai nuk e rinovon kontratën), atëherë rrezikon ta humbë me parametrat zero njërin prej lojtarëve më të mirë në botë në verën e vitit 2018.

Natyrisht se pos përfitimeve financiare, Messit i pëlqen ideja që të ribashkohet me njeriun nën urdhrat e të cilit arriti gjithçka në karrierë – Pep Guardiola. /Telegrafi/