Site icon Telegrafi

Chelsea shpenzoi 611 milionë euro për përforcime dhe theu rekordin famëkeq të vitit 1993

Për herë të parë që nga viti 1993, lojtarët e Chelseat nuk shënuan gol në katër ndeshje radhazi në të gjitha garat, megjithëse kishin 10 goditje në portë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Nga ana tjetër, futbollistët e Chelseat fillimisht nuk arritën të shënojnë gol ndaj Aston Villas dhe e humbën atë ndeshje me rezultat 2:0, më pas barazuan kundër Liverpoolit në Stamford Bridge dhe në ndeshjen e parë me Lampard në bankinë humbën nga Wolves me rezultati 1:0.

Në ndeshjen kundër Realit, e cila u luajt në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Chelsea humbi me rezultat 2:0, që është ndeshja e katërt radhazi pa shënuar gol dhe hera e parë që i ndodh që nga viti 1993.

 

Chelsea shpenzoi saktësisht 611 milionë euro për përforcime nga vera e vitit 2022.

Megjithatë, menaxheri Lampard thotë se është krenar për lojtarët e tij dhe beson se gjëra të veçanta mund të ndodhin në Stamford Bridge.

“Rezultati është një realitet, por ka pasur edhe lëvizje të mira. Gjëra të veçanta mund të ndodhin në Stamford Bridge, dhe ne duhet të besojmë, jemi një ekip i mirë si ata. Na duhet vetëm pak më shumë besim dhe vetëbesim. Lojtarët nuk e di sa të mirë janë”, ka thënë Lampard pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version