Telegrafi

Chelsea kërkon shkëmbimin Lukaku-Barella, Interi refuzon

Klubi anglez, Chelsea thuhet se i ka kërkuar Interit që të përfshijë Nicolo Barella në një marrëveshje shkëmbimi për Romelu Lukaku, por Nerazurrët nuk duan.

Nerazzurrët duan ta mbajnë sulmuesin belg në Giuseppe Meazza dhe janë të interesuar për mbrojtësin e Bluve, Kalidou Koulibaly.

Takimi i parë mes dy klubeve u zhvillua në Londër këtë javë, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Lexo po ashtu Chelsea i reziston interesit të Interit për huazimet e Lukakut dhe Koulibalyt

Sipas Il Corriere dello Sport, Chelsea kërkoi të përfshinte mesfushorin Barella në një marrëveshje shkëmbimi për Lukakun, por Interi nuk dëshiron të ndahet me italianin.

Plani i Chelseat është të dërgojë Lukakun në Inter përgjithmonë, por Nerazzurrët janë në kërkim të një huazimi të ri.

 

30-vjeçari është i etur për të qëndruar në Stadio Meazza pavarësisht emërimit nga Chelsea të Mauricio Pochettino.

Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë në javët në vijim.

Thuhet se Neëcastle është gjithashtu i interesuar për Barella , por Interi dëshiron ta mbajë italianin, veçanërisht me një kontratë që skadon në qershor 2026. /Telegrafi/