Telegrafi

Chelsea e hapur për ta rikthyer Lukakun te Interi, por me dy kushte

Raportet në Itali sugjerojnë se Chelsea është e hapur për të kthyer Romelu Lukakun në Inter në një huazim me pagesë ose duke përfshirë një nga yjet e Nerazzurrëve në një marrëveshje shkëmbimi.

Thomas Tuchel pati një takim transferimi me pronarët e rinj të Bluve dje (e martë), ku iu dhanë të gjitha kompetencat në lidhje me transferimet e ekipit.

Sipas mediave Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, trajneri gjerman nuk do të qëndrojë kundër largimit të Lukakut.

Lexo po ashtu Pronari i Chelseat, Boehly i jep Tuchelit kontrollin e plotë të transferimeve

Kjo nuk është befasi duke pasur parasysh se ish-ylli i Manchester United shënoi vetëm 15 gola në 44 paraqitje me Blutë sezonin e kaluar.

Megjithatë, Blutë investuan 113 milionë euro në nënshkrimin e tij më pak se një vit më parë dhe Interi mund ta mirëpresë lojtarin vetëm në huazim.

Sipas La Il Corriere dello Sport, Interit do t’i duhej të paguante të paktën 25 milionë euro për huazimin e sulmuesit, por duke pasur parasysh financat e Interit, është e vështirë të imagjinohet që Nerazzurrët të investojnë aq shumë për të marrë lojtarin vetëm për një sezon.

Lexo po ashtu Lukaku po përpiqet personalisht ta bind Chelsean për rikthimin te Interi

Rruga tjetër mund të shihte Nerazzurrët që t’i ofrojnë një prej yjeve të tyre për të ri-nënshkruar përgjithmonë Lukakun.

Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar janë ndër opsionet e Bluve, por mbetet për t’u parë nëse Nerazzurrët do të sakrifikojnë një nga yjet e tyre për të mirëpritur Lukakun. /Telegrafi/