Telegrafi

Cassano zgjedh formacionin më të mirë me bashkëlojtarët që ka pasur, sa shumë legjenda në të

Antonio Cassano ka zgjedhur formacionin më të mirë me ish-shokët e tij të skuadrave ku ka luajtur dhe në të përfshihen emra të mëdhenj si Gianluigi Buffon, Andrea Pirlo, Zinedine Zidane, Francesco Totti dhe Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi italian i njohur si ‘FantAntonio’ zgjodhi formacionin e tij gjatë një bisede ‘live’ në Instagram me ish-sulmuesin tjetër të njohur, Christian Vieri.

Gjatë karrierës së tij, Cassano ka luajtur për klubi si Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani, Interi, Parma dhe pak te Hellas Verona.

Lexo po ashtu Cassano kthehet të flas për jetën e tij si futbollist – zbulon detaje me Capellon si trajner, Guardiolan në diskoteka dhe idhullin e tij që do t’i habisë të gjithë

Në formacionin e zgjedhur gjenden disa yje të Italisë, përfshirë portierin Buffon, mesfushorin Pirlo dhe ish-bashkëlojtarin te Roma dhe mikun e tij të mirë, Totti.

Ai zgjodhi si mbrojtës të krahëve dyshen braziliane, Cafu dhe Roberto Carlos, ndërsa në qendër të mbrojtjes u zgjodhën Sergio Ramos dhe Walter Samuel.

Zidane dhe Clarence Seedorf iu bashkuan Pirlos në mesfushë, ndërsa dy yjet e sulmit janë ‘Fenomeni’ Ronaldo dhe ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Ibrahimovic.

Formacioni i Cassanos: Buffon; Cafu, Sergio Ramos, Samuel, Roberto Carlos; Pirlo, Zidane, Seedorf; Totti; Ibrahimovic, Ronaldo

/Telegrafi/