Telegrafi

Casillas zgjedh më të mirin dhe tregon diferencën mes Messit dhe Ronaldos

Iker Casillas ka shpjeguar se Lionel Messi është një talent i dhënë nga zoti dhe kjo është arsyeja pse ai në të vërtetë mendon se rivali i tij Cristiano Ronaldo është më i miri se argjentinasi.

Argumenti midis tifozëve dhe ekspertëve nëse Messi apo Ronaldo është më i miri nga të dy të mëdhenjtë e të gjitha kohërave vazhdon të jetë i ndezur tash sa kohë.

Kështu që shumë futbollistë kanë thënë fjalën e tyre me kalimin e viteve dhe Casillas është i fundit që i është bashkuar debatit. Portieri legjendar luajti me Ronaldon në Real Madrid dhe luajti kundër yllit të Barcës, Messi në shumë raste.

Lexo po ashtu Rooney i jep fund debatit duke zgjedhur më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

Në një intervistë me ESPN, fituesi i Kupës së Botës shpjegoi se etika e punës së Ronaldos e bën atë lojtar më të mirë se Messi.

“Cristiano gjithmonë kishte dëshirë të madhe për të qenë më i miri, që kur ishte djalë dhe besoj se e ka arritur atë”, ka thënë fillimisht Casillas për ESPN.

“Nëse më duhet ta krahasoj atë me Messin, ajo që ka bërë Cristiano është më mbresëlënëse sepse të gjithë e dimë talentin që ka Messi, por Cristiano ishte i vendosur dhe punoi shumë për të qenë më i miri”.

“Ndjej që kemi qenë me fat që kemi qenë në gjendje të shijojmë dy lojtarë fenomenal. Për njerëzit që nuk e njohin Cristianon, ai mund të duket se është kokëfortë dhe arrogant, por është krejtësisht e kundërta”, përfundoi spanjolli.

Lexo po ashtu Përfundon dominimi dhjetëvjeçar i Ronaldos dhe Messit për çmimin e UEFA-s

Dyshja kanë fituar shumë çmime dhe trofe në kohën e tyre dhe kanë marrë Topin e Artë në 11 raste mes tyre, gjashtë nga Messi dhe pesë nga Ronaldo.

Ky vit ka qenë një nga më të këqijtë për sa i përket çmimeve personale, pasi asnjëri nuk fituan çmime të dhëna nga FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/