Telegrafi

Capello beson se Real Madridi nuk ka nevojë për Mbappen dhe zbulon pse Jorginho e meriton Topin e Artë

Në pjesën e dytë të intervistës së tij me mediumin Il Corriere dello Sport, Fabio Capello ka thënë se ylli i Chelseat dhe Italisë, Jorginho duhet të fitojnë Topin e Artë dhe sugjeroi që Real Madridi nuk ka nevojë të nënshkruajë me Kylian Mbappe.

Capello u pyet për mendimet e tij mbi mundësinë që Jorginhon të fitojë Topin e Artë dhe ish-trajneri i Anglisë dhe Milanit beson se ylli i Chelseat e meriton çmimin individual këtë vit.

Reprezentuesi italian u bë kampion evropian për klubin dhe vendin, duke fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Euro 2020 me Italinë.

Lexo po ashtu Jorginho, lojtar më i mirë i vitit nga UEFA

“Ai padyshim që meriton të fitojë Topin e Artë, jo vetëm sepse ai fitoi gjithçka, por sepse ai luajti një rol kyç në ato arritje”.

“Unë nuk shoh lojtarë që ishin aq vendimtar sa ai në 2021”, ka thënë fillimisht Capello.

Ish-trajneri i Real Madridit u pyet gjithashtu për mendimet e tij mbi sezonin e Los Blancos me Carlo Ancelotti, i cili humbi dy ndeshjet e fundit kundër Sheriff Tiraspol dhe Espanyolit.

Lexo po ashtu Perez: Në janar presim lajme rreth Mbappes

“Ata do të kenë nevojë për kohë për të ndërtuar një ekip të fortë, Real Madridit i duhen disa mbrojtës qendrorë, i pashë kundër Mallorcas”.

“Në sulm ata nuk kanë probleme, madje edhe pa Mbappen, ata kanë lojtarë interesantë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/