Këtë javë zhvillohet edicioni i 38-të i Brit Awards, ku do të ndahen çmimet për muzikën më të mirë britanike dhe botërore.
Kur dhe ku mbahet
Ceremonia e sivjetme zhvillohet të mërkurën mbrëma (21 shkurt) dhe për të tetin vit radhazi do të mbahet në O2 Arena të Londrës.
Kush do të performojë
Në këtë eveniment nuk do të jenë të rëndësishëm vetëm fituesit e çmimeve kryesore. Sam Smith, Ed Sheeran, Stomrzy dhe Dua Lipa, janë yjet e konfirmuar deri më tani që do të performojnë në skenë.
Edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, tashmë ka konfirmuar se do të jetë një prej yjeve që do të ngjiten në skenë për ta argëtuar publikun.
Cilët janë konkurrentët për çmimet kryesore
Dua Lipa, e cila ka përjetuar një ngritje të furishme në karrierë, udhëheq garën me pesë nominime, ndërsa konkurrenti më i afërt i saj është Ed Sheeran, me katër nominime.
Në kategoritë më të mëdha: Dua Lipa, Sheeran, J Hus, Rag ‘n’ Bone Man dhe Stormzy, garojnë për ‘Albumin britanik të vitit’; derisa Sheeran, Stormzy dhe Rag ‘n’ Bone Man, janë sërish në garë për ‘Artistin më të mirë britanik’, së bashku me Liam Gallagher dhe Loyle Carner.
Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware, Laura Marling dhe Dua Lipa, janë në konkurrencë për ‘Artisten më të mirë britanike’.
Kush e ka dizajnuar trofeun këtë vit
Anish Kapoor e ka dizajnuar trofeun e sivjetmë të Brit Awards.
Nikoqir
Komiku Jack Whitehall është nikoqir i edicionit të sivjetmë të Brit Awards.
/Telegrafi/