Telegrafi

Bonucci: Chiellini dhe Van Dijk janë mbrojtësit më të mirë në botë

Leonardo Bonucci beson se Virgil van Dijk dhe Giorgio Chiellini janë dy nga pesë mbrojtësit më të mirë në botë.

Italia dhe Holanda do të ndeshen mes vete të hënën në Amsterdam në ora 21:45 me kohën tonë lokale.

Para ndeshjes ka folur mbrojtësi i Juventusit, Bonucci, i cili përveç ndeshjes u përkujdes të thurë lavde për dy mbrojtës: Chiellini dhe Van Dijk.

Lexo po ashtu Xavi zgjedh trajnerin, mesfushorin dhe mbrojtësin më të mirë në botë aktualisht

“Ne jemi me fat të shohim përballjen e dy prej mbrojtësve më të mirë në botë, si Giorgio Chiellini dhe Virgil van Dijk, të cilët unë do të thosha se janë dy nga pesë më të mirët”, ka thënë fillimisht Bonucci.

“Van Dijk dëshmoi në Ligën Premier dhe në detyrë ndërkombëtare se e meriton Topin e Artë, ndërsa Giorgio ka qenë më i miri për 15 vite”.

“Holandezët kanë një mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga italianët, ata janë më fizikë, ndërsa ne përqendrohemi më shumë në taktika”, përfundoi italiani. /Telegrafi/