Telegrafi

“Bishtaleci magjik” mbush 51 vjet, këto janë pesë golat më të bukur në karrierën e Baggios (Video)

ROBERTO BAGGIO (Getty Images)

Legjenda italiane e futbollit, Roberto Baggio i njohur si ‘bishtaleci magjik’ ka mbushur plot 51 vjet gjatë ditës së sotme (e diel).

Baggio është njëri nga futbollistët më të mirë italian në histori, por padyshim se ka një vend edhe në përzgjedhjen botërore.

Ish-sulmuesi italian gjatë karrierës së tij ka luajtur për tri skuadrat më të mëdha italiane, Juventusin, Interin dhe Milanin, ku ka shënuar shumë gola dhe ka fituar trofe.

Lexo po ashtu “Baggio ishte një artist, shumë trajnerë nuk e kuptonin atë”

Bishtaleci magjik ka luajtur edhe për skuadra tjera të njohura italiane si Fiorentina, Brescia dhe Bologna, ku padyshim se ka dhuruar shou me klasin e tij në lojë.

Baggio me Topin e Artë

Baggio gjithashu ka qenë edhe pjesë e pandashme e Kombëtares Italiane dhe një kohë edhe kapiten i Azzurrëve.

Lexo po ashtu Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)

Karriera e tij e gjatë i ka dhuruar mjaftueshëm trofe ekipor, teksa nuk kanë munguar as ato individual, ku ndër to edhe Topi i Artë.

Sot (e diel) Baggio mbush plot 51 vjet, ndërsa mediet italiane janë përkujdesur t’i zgjedhin pesë golat më të mirë të tij në karrierë, ku Telegrafi ua sjell ato më poshtë.

Napoli – Fiorentina, 17 shtator 1989

Italia – Çekosllovakia, 19 qershor 1990

Inter – Juventus, 26 prill 1992

Borussia Dortmund – Juventus, 18 prill 1995

Juventus – Brescia, 1 prill 2001

/Telegrafi/