Site icon Telegrafi

Bie ndjeshëm çmimi i Ambrabat – alarmohen klubet e Ligës Premier

Sofyan Amrabat është vënë në dispozicion për shitje nga Fiorentina këtë verë.

Marokeni  ishte shumë i lidhur me një lëvizje të mundshme te Barcelona rreth 40 milionë euro, në fillim të vitit 2023, pasi pasi kishte paraqitje impresionuese në Kampionatin Botëror me kombëtaren e tij.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, Amrabat qëndroi në Itali, me vëllain e 26-vjeçarit, Nordin që pretendon se Blaugranasit dështuan në një ofertë të vonuar huazimi.

Lexo po ashtu Pesë yjet që mund të kalojnë në La Liga këtë verë

Pavarësisht mungesës së përditësimeve në javët e fundit, agjenti i Amrabat, Mohamed Sinouh ka pohuar se Fiorentina është gati të dëgjojë ofertat përpara sezonit 2023/24.

“Për momentin nuk kemi ndonjë ofertë për verë, por Fiorentina është e gatshme t’i dëgjojë ato”, ka deklaruarai, përcjell Mundo Deportivo.

“Është një premtim që ata bënë kur presidenti refuzoi ofertat e dimrit”.

Lexo po ashtu Lista A dhe B e Barcelonës për transferimet e verës

“Ne morëm shumë oferta në janar, duke përfshirë ato nga Manchester United dhe Barca, por një marrëveshje nuk mund të arrihej”.

“Presidenti i Fiorentinës refuzoi ta shiste, sepse ai përfaqësonte një vlerë të fortë pas Kupës së Botës”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Fiorentina mesazh Barcelonës dhe Arsenalit, të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Amrabat

Kontrata aktuale e Amrabat në Firence e lidh atë me skuadrën e Serisë A deri në vitin 2024 me Fiorentinën që ruan një opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.

Sidoqoftë, nëse pretendimet e Sinouh vërtetohen në muajt e ardhshëm, ato mund të jenë të hapura për oferta në vlerën prej 25 milionë euro, me rivalët e Ligës Premier të United, Liverpool, gjithashtu të lidhur me një transferim të marokenit. /Telegrafi/

Exit mobile version