Site icon Telegrafi

Beckham në bisedime me Real Madridin për të transferuar James Rodriguezin te Inter Miami

David Beckham thuhet se e ka kontaktuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për ta pyetur rreth shitjes së James Rorigueiz te Inter Mimai.

Legjenda angleze është pronar i klubit amerikan dhe dëshiron që ylli kolumbian t’i bashkohet skuadrës së tij këtë verë.

Goal.com raporton se Beckham ka raporte të mira me Perezin, që nga koha e tij kur ishte transferuar nga Manchester United në vitin 2003.

Kjo gjë do t’i ndihmojë atij që të transferojë Jamesin në Inter Miami në fund të këtij sezoni, mirëpo e gjitha do varet nga dëshira e lojtarit.

Lexo po ashtu Perez dhe Zidane planifikojnë ‘operacionin fshesa’, 11 lojtarë në listën e largimeve

Kolumbiani ka dështuar të tregojë vetën në La Liga dhe shitja e tij do të ndodhë në këtë verë, ndërsa Beckham është i gatshëm që t’i ofrojë një kontratë afatgjate me një pagë të majme.

Anglezi ka për qëllim të ofrojë edhe Lionel Messi e Cristiano Ronaldon në të ardhme, por ky mund të jetë një operacion më i vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version