Telegrafi

Barcelona-Manchester City, pesë përballje brenda super sfidës (Foto)

Barcelona dhe Manchester City do të përballen njëra me tjetrën në një ndeshje reklamë për Ligën e Kampionëve.

Skuadra të mbushura me yje dhe trajner të klasit botëror do të provojnë forcat për herë të parë prej se drejtimin e anglezëve e ka marrë Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Guardiola i ka ‘makth’ skuadrat spanjolle

Marca ka bërë pesë krahasime mes personazheve që duhet të përcjellën në ndeshje.

Luis Enrique kundër Pep Guardiolas

Dikur shokë të pandashëm dhe pjesë e historisë së klubit të Barcelonës. Trajnerët e parë në histori të Barcelonës që kanë fituar tripletën (tre trofet kryesor brenda një sezoni). Trajner që e duan filozofinë e Barcelonë për lojën e futbollit, por kjo e Enriques sipas ekspertëve ngjan më shumë me atë të klubit. Ajo e Guadiolas, unikale.

Marc-Andre Ter Stegen dhe Claudio Bravo

Të dy sezonin e shkuar luftonin për një vend në portën e Barcelonës.

Lexo po ashtu Pesë super-talentët e La Ligas që po ‘çmendin’ skuadrat e mëdha nga Liga Premier (Foto)

Portieri kilian u largua pasi dëshira e tij ishte Liga e Kampionëve, por në këtë garë çelësat e portës i kishte gjermani. Duel brenda duelit, për ta kuptuar se a gaboi Barcelona, apo e kishte mirë që e liroi Bravon për ta mbajtur Ter Stegenin.

Portierët

Andres Iniesta dhe David Silva

Njëri gjeni i mesfushës, tjetri lojtar që gjithmonë ka spikatur me aftësitë e tij. Iniesta është pjesë e historisë së Barcelonës, ndërsa Silva me pozitën e re më defanzive do të mundohet ta ndal këtë të parin. Duel për tu shijuar.

Mesfushori

Messi përballë Agueros

Miq të fëmijërisë dhe të pandashëm te Argjentina. Të dy vrasës para portës dhe të frikshëm me shpejtësinë e tyre. Duel argjentinas në këtë ndeshje.

Sulmuesit

Neymar përballë De Bruyne

Përballje talentesh. Dy lojtarë me të ardhme të madhe dhe me paraqitje fantastike. Ardhmëria e të dy skuadrave. /Telegrafi/

Talentët