Barcelona dhe Manchester City do të përballen njëra me tjetrën në një ndeshje reklamë për Ligën e Kampionëve.
Skuadra të mbushura me yje dhe trajner të klasit botëror do të provojnë forcat për herë të parë prej se drejtimin e anglezëve e ka marrë Pep Guardiola.
Marca ka bërë pesë krahasime mes personazheve që duhet të përcjellën në ndeshje.
Luis Enrique kundër Pep Guardiolas
Dikur shokë të pandashëm dhe pjesë e historisë së klubit të Barcelonës. Trajnerët e parë në histori të Barcelonës që kanë fituar tripletën (tre trofet kryesor brenda një sezoni). Trajner që e duan filozofinë e Barcelonë për lojën e futbollit, por kjo e Enriques sipas ekspertëve ngjan më shumë me atë të klubit. Ajo e Guadiolas, unikale.
Marc-Andre Ter Stegen dhe Claudio Bravo
Të dy sezonin e shkuar luftonin për një vend në portën e Barcelonës.
Portieri kilian u largua pasi dëshira e tij ishte Liga e Kampionëve, por në këtë garë çelësat e portës i kishte gjermani. Duel brenda duelit, për ta kuptuar se a gaboi Barcelona, apo e kishte mirë që e liroi Bravon për ta mbajtur Ter Stegenin.
Andres Iniesta dhe David Silva
Njëri gjeni i mesfushës, tjetri lojtar që gjithmonë ka spikatur me aftësitë e tij. Iniesta është pjesë e historisë së Barcelonës, ndërsa Silva me pozitën e re më defanzive do të mundohet ta ndal këtë të parin. Duel për tu shijuar.
Messi përballë Agueros
Miq të fëmijërisë dhe të pandashëm te Argjentina. Të dy vrasës para portës dhe të frikshëm me shpejtësinë e tyre. Duel argjentinas në këtë ndeshje.
Neymar përballë De Bruyne
Përballje talentesh. Dy lojtarë me të ardhme të madhe dhe me paraqitje fantastike. Ardhmëria e të dy skuadrave. /Telegrafi/