Telegrafi

Barcelona e Flick me Davies dhe Kimmich – formacioni dhe opsionet e çmendura për sezonin e ardhshëm

Barcelona e sezonit të ardhshëm mund të jetë e frikshme me trajner Hansi Flick dhe dy transferime të mëdha nga Bayern Munichu. Përveç formacionin titullar, ekipi do të ketë edhe shumë opsione në bankën rezervë.

Sipas burimeve të besueshme, interesimi i Barcelonës për Alphonso Davies është konkret.

Blaugranët po kërkojnë një mbrojtës të majtë i cili do t’i japë Alejandro Baldes një largim të mundshëm për ofertën e duhur j dhe Davies duket si opsioni më i mirë pavarësisht interesimit të Real Madridit për lojtarin.

Lexo po ashtu Alphonso Davies tek Barcelona? Deco takohet me agjentin e lojtarit

Barça nuk do të ndalet te Davies. Raportet tjera thonë se ata mund të marrin edhe Joshua Kimmich këtë verë pasi marrëdhënia e tij me trajnerin e Bayernit, Thomas Tuchel është prishur.

Vështirësia financiare e Barçës është një sekret i hapur nëpër Evropë, por nuk mund t’i anashkalojmë mrekullitë.

Ekipi nga Camp Nou mund të nënshkruajë marrëveshje me sponsorë të rinj dhe disa shitje lojtarësh mund të ofrojnë fondet e nevojshme për të lehtësuar transferimet.

Lexo po ashtu Shkaku i Tuchel, top ylli e kërkon largimin nga Bayerni

Kështu, ne tashmë mund të imagjinojmë se si do të ishte thellësia e skuadrës së Barçës me dy lojtarët e fuqishëm të Bayernit.

Trajneri perfekt për këtë ekip mund të jetë Hansi Flick. Ish-trajneri i Bayernit e di se si të nxjerrë më të mirën nga Kimmich, pasi e përdori atë si shtyllë për të fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Formacioni i Barçës me Flick dhe dy yjet e Bayernit:

/Telegrafi/