Barcelona dhe Inter Miami janë vendosur në një duel për nënshkrimin e yllit brazilian të Chelseat, Willian.
Anësori sulmues brazilian është në dispozicion në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij do të skadojë me klubin londinez.
Sipas mediumit Sky Sports, klubi i MLS-së nën pronësi të David Beckhamit, Inter Miami dhe Barcelona kanë interes më të madh në lojtarin.
Por, ky medium gjithashtu pretendon se Chelsea ka bërë një ofertë për të mbajtur Willianin në klub për një sezon tjetër.
Oferta më e madhe financiarisht vjen nga MLS, por nuk dihet nëse Willian është gati të lërë pas futbollin evropian.
Në moshën 31 vjeçare, ai do të dinte se një transferim në Miami do të përfundonte karrierën e tij në nivelin më të lartë.
Por, ai është gjithashtu është i vetëdijshëm për një transferim te Barça ose qëndrimi në Chelsea do të nënkuptojë pranimin e një roli të rotacionit në skuadër. /Telegrafi/