Site icon Telegrafi

Barça e gatshme të lejojë largimin e Dembeles, gjigantët anglez duan transferimin e tij

Ousmane Dembele (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Tri klubet e mëdha të Ligës Premier, Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali janë njoftuar për disponueshmërinë e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sipas mediumit RAC1, gjigantët katalunas janë gati të ulin humbjet e tyre me sulmuesin anësor francez.

Barça shpenzoi plot 97 milionë funte për të nënshkruar me Dembele nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017 dhe janë të gatshëm ta shesin tashmë.

Lexo po ashtu Barcelona përfshinë Dembelen në ofertën për Neymarin

Kjo pasi 21-vjeçari nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe është përdorur kryesisht si një lojtar rezervë në Camp Nou.

Ousmane Dembele (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Sidoqoftë, Dembele nuk është as afër ta fitojë vendin e titullarit dhe një largim i tij duke i pashmangshëm.

Është vetë Barcelona që ka njoftuar klubet angleze se Dembele është i gatshëm për tu transferuar.

Lexo po ashtu Arsenali në bisedime me Dembelen

Sipas mediumit anglez The Sun, Chelsea, Liverpool dhe Arsenali thuhet se janë të interesuar ta nënshkruajnë me atë në janar.

Çmimi i yllit francez mendohet se tani sillet rreth 70-80 milionë euro. /Telegrafi/  

Exit mobile version