Andrea Pirlo ka thënë se ka luajtur për klubet më të mira italiane, Juventus, Milan dhe Inter, ndërsa i ka mbetur peng që gjatë karrierës nuk i ka veshur fanellat e Barcelonës dhe Real Madridit.
“Akoma kam një peng që nuk kam luajtur për Real Madridin dhe Barcelonën, sepse të luash atje është një ëndërr për secilin lojtar, por e konsideroj veten të arrirë meqë kam luajtur për klubet më të mira në Itali.
37-vjeçari është pyetur edhe për superyllin argjentinas të Blaugranëve, Lionel Messi, të cilin e konsideron të paarritshëm.
“Ai është mahnitës, ai është lojtari më i mirë në botë. Gjithçka që ka bërë deri më tani është e papërsëritshme”.
“Nuk mendoj se do të ketë një lojtar si ai në vitet e ardhshme”, është shprehur mjeshtri italian i mesfushës, i cili aktualisht luan për klubin amerikan, New York City FC. /Telegrafi/