Rivalët spanjollë, Barcelona dhe Real Madridi, thuhet se do të zhvillojnë një tjetër garë të madhe për transferimin e dyshes së Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk.
Gjigantët e La Ligas nuk e kanë nisur mirë këtë sezon dhe tashmë po mendojnë për planet e tyre në të ardhmen.
Trajnerët respektivë, Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane, janë nën presion, ndërsa AS raporton se të dyja klubet kanë shprehur interesim për strategun gjerman të Redsave, i cili është zgjedhja e tyre e parë.
Klopp e dërgoi Liverpoolin në dy finale të Ligës së Kampionëve, duk e fituar në sezonin e kaluar, ndërsa ishte fuqishëm në garë për titullin e Ligës Premier, gjë që po vazhdon ta bëjë edhe këtë edicion.
Shënjestra tjetër e Barcës dhe Realit është qendërmbrojtësi Van Dijk, i cili pati një sezon të mrekullueshëm me Liverpoolin në sezonin 2018/2019.
Theksojmë se trajneri gjerman ka marrëveshje në Anfield deri në vitin 2022, kurse mbrojtësi holandez deri në vitin 2025, prandaj duhet shpenzim i madh për t’i transferuar. /Telegrafi/