Telegrafi

Balotelli zgjedh më të mirin mes Messit dhe Ronaldos, jep edhe arsyen

Mario Balotelli është lojtari i fundit që është përfshirë me komente në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi, se cili është më i mirë nga këta të dy.

30-vjeçari shkoi në Instagram për të ndarë mendimet e tij për kapitenin e Barcelonës, pas një paraqitje të shkëlqyer kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar .

“Për të mirën e futbollit, ju lutemi mos e krahasoni Messin me numrin 7 të Juventusit [Ronaldo]”, kishte shkruar Balotelli.

Lexo po ashtu Zbulohet lista e 100 më të mirëve në botë, Messi zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit 21

Megjithatë, kohë më vonë Balotelli ka dalë me një shpjegim për komentet e tij, ndërsa arsyetoi zgjedhjen e Messit si më i mirë se Ronaldo.

“Nëse ne po flasim në mënyrë statistikore, ata janë të njëjtë”, shpjegoi fillimisht Balotelli për Football Italia.

“Por, si dikush që luajti kundër të dyve, mund të them që, për mendimin tim, Messi është jashtë kësaj bote. Ju kurrë nuk mund të merrni më të mirën e tij”.

“Për sa i përket cilësisë, Messi është më i mirë se të gjithë. Jam i bindur që nëse e pyetni një mbrojtës nëse ata më mirë do të luanin kundër Messit ose Ronaldos, ata nuk do të kishin dyshime”.

Lexo po ashtu Rooney i jep fund debatit duke zgjedhur më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

“Messi dhe Ronaldo janë dy fenomene, por nuk janë njësoj. Nëse nuk do të ishte Messi, Ronaldo do të ishte më i miri në botë”.

“Unë kam shumë respekt për të, për mënyrën se si ai stërvitet, dhe është kënaqësi ta shikoj atë të luajë dhe të shohë se si ai arriti të punojë në trupin e tij”, përfundoi italiani. /Telegrafi/