Telegrafi

Asistuesit më të mëdhenj në Ligën Premier deri tani – Silva i pari, Shaqiri në dhjetëshe (Foto)

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 14: Fabian Delph of Manchester City and Fernandinho of Manchester City tackle Xherdan Shaqiri of Stoke City during the Premier League match between Manchester City and Stoke City at Etihad Stadium on October 14, 2017 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Manchester City, përveç renditjes si lider në krye të tabelës në kampionatin anglez, Ligën Premier, ata po dominojnë në këtë sezon edhe për asistime.

Skuadra e Pep Guardiolas është e mbushur me talent krijues dhe Kevin De Bruyne po kërkon të mbrojë kurorën e tij si asistuesi më mirë i kampionatin anglez.

Por, ai përballet me një konkurrencë të fortë nga shokët e skuadrës, David Silva dhe Leroy Sane, si dhe nga kolegët e tij, Henrikh Mkhitaryan dhe Christian Eriksen.

Lexo po ashtu Bernardo Silva: De Bruyne dhe CR7 janë të njëjtë - të mahnitshëm dhe me cilësi të pabesueshme

Portali britanik “Goal.com” ka përpiluar një listë të fundit me asistuesit më të mirë në këto 11 ndeshje të para të Ligës Premier.

Silva dhe De Bruyne janë të lindur për asistime (Getty Images)

Silva është ende i fortë në moshën 31 dhe ka shtatë asistime në 11 ndeshje deri më tani këtë sezon duke prirë në renditjen e asistuesve.

Partneri i tij në krim, De Bruyne është gjithashtu rivali i tij më i afërt me gjashtë asistime, ndërsa katër lojtarë kanë pesë asistime: Mkhitaryan, Cesar Azpilicueta, Pascal Gross dhe Leroy Sane.

Lexo po ashtu Gol dhe asistim për Stoken, Shaqiri me notë të lartë zgjedhet lojtar i ndeshjes (Foto/Video)

Një tjetër lojtar i Man City, Kyle Walker, është në mesin e atyre që kanë katër asistime deri më tani, ndërsa në listë gjendet edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri me katër sosh.

Dy kandidatët e rregullt për kurorën e asistuesit më të mirë, Eriksen dhe Mesut Ozil, nuk janë fare në garë momentalisht pas kanë vetëm nga dy asistime. /Telegrafi/

Lista e lojtarëve me më shumë asistime në Ligën Premier: