Telegrafi

Arsenali rivalizon gjigantët evropianë për De Ligt

Matthijs de Ligt (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Arsenali është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit të talentuar të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar holandez ka befasuar të gjithë me talentin e treguar, por edhe sigurinë në mbrojtjen e Ajaxit.

Paraqitjet e tij të mira prej një lideri kanë bërë që De Ligt të pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Barcelona po mendon zëvendësimin e secilit veteranë – Messi i pazëvendësueshëm, për Suarez, Pique, Rakitic e Busquet janë gjetur alternativat

De Ligt tashmë është kërkuar nga Manchester City, Barcelona, PSG dhe Juventusi, por garës për transferimin e tij i është bashkuar edhe një tjetër skuadër.

de Ligt gjatë një dueli me Karim Benzeman (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Londinezët e Arsenalit thuhet se janë të gatshëm të përpiqen për ta joshur atë të transferohet në Ligën Premier.

Por, për të qenë i barabartë në garë për reprezentuesin e Holandës, Arsenali do të duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për vitit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Nëntë adoleshentët që po çmendin botën e futbollit me talentin e tyre, nga Sancho tek De Ligt e Kluivert

Arsenali gjithashtu thuhet se duhet të shesë gjermanin Mesut Ozil në afatin e ardhshëm të transferimeve për të rritur fondet.

Çmimi i mbrojtësit holandez mendohet të jetë së paku 70 milionë euro. /Telegrafi/